SHOQATA KOLPING KOSOVA

Kolping Kosova është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare – Kolping International, e cila është në 61 vende me mbi 500,000 anëtarë. Shoqata është e ndarë në grupe lokale, të ashtuquajturat familje Kolping.

Kolping Shoqata Rajonale e Kosovës është themeluar në vitin 2000, para 15 viteve më parë me seli në Prizren.

Familja aktualisht ka 16 grupe të vetë-ndihmës Kolping – anembanë Kosovës me 350 anëtarë dhe grupet e të rinjve Kolping brenda familjeve Kolping.

VIZIONI

Shoqëria Kolping Kosova dëshiron të jetë një shoqatë me idenë e Adolph Kolping, ajo promovon zhvillimin e individit dhe të familjes, një OJQ që inkurajon pjesëmarrjen aktive në krijimin e një shoqërie të mirë.

MISIONI

Kolping Kosova misioni i i shoqatës është të rrisë vizionin e themeluesit Adolph Kolping, të kuptojë njerëzit, të udhëzojë ata dhe të inkurajojë jetën në shoqëri dhe profesion, kulturë dhe kohë të lirë, në bërjen e përgjegjësive ndaj shoqërisë dhe individit, si dhe formimin e proceset për bazat personale, profesionale dhe shoqërore të besimit dhe miqësisë. Ajo që ne duam të mbështesim njerëzit në përgjegjësinë personale për veten, familjet e tyre, komunitetin dhe Shoqërinë Kolping. Përforcimi i njohurive dhe aftësive te nevojshme për zhvillimin e dëshiruar. Nga “Ndihma për Vetë-Ndihmë” në nivel individual, ekipor dhe nivel organizativ , ne mund të ndihmojmë në bashkëpunim të ngushtë me popullatën në fjalë, për të krijuar kushte për ndryshime pozitive sociale. Për të ndihmuar njerëzit në organizatë në mbështetje të grupeve të vetë-ndihmës dhe për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile. Grupet mbështetëse Kolping vetë-ndihmë për të të ndërmarrin shërbime për anëtarët e tyre dhe obligimet sociale. Të bashkëpunojnë me OJQ-të lokale.

Çfarë bëjmë ne?

Ne këshillojmë, mbështesim, shoqërojmë dhe financojmë programet dhe projektet e zhvillimit. Ne ndihmojmë aktivisht në ndërtimin e Familjeve Kolping dhe në këtë mënyrë forcojmë shoqërinë civile. Ne promovojmë aktivitetet e zhvillimit në fushat e mëposhtme: Seminare, Punëtori dhe Trajnim për Edukimin Politik, demokratizimin e shoqërisë, të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, të rinjtë dhe të drejtat e tyre, kujdesin shëndetësor dhe në shtëpi etj. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave me Kolping Shqipëri,  Kolping Serbia dhe Ukraina si Asociacioni simotra. Takimet e organizuara me qëllim të bashkëjetesës dhe pajtimit me Kolping Shqipëri, Serbi dhe bashkëpunimi i pajtimit me organizatat që kanë qëllim të përbashkët.